Begaj takon ministrin e jashtëm kroat: Kroacia, shembull i mirë për integrimin e Shqipërisë në BE

Presidenti Bajram Begaj ka pritur në një takim Ministrin e jashtëm kroat Gordan Grlic Radman. Në fokus të takimit mes tyre ishte partneriteti strategjik mes dy vendeve dhe marrëdhëniet bilaterale.
Begaj shprehet se Kroacia është një shembull i mirë për Shqipërinë dhe rajonin në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian.
“Marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Kroacisë ishin në fokus të takimit me Ministrin e Jashtëm kroat Gordan Grlić Radman.
Kroacia, një shembull i mirë për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të integrimit në BE”, shkruan Begaj në rrjetin social Fcaebook.
/rtsh.al/