E Hënë, 2 Nëntor 2026

Begaj, thirrje shoqërisë civile që të mbikëqyrë procesin zgjedhor 2025

Me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025, presidenti Bajram Begaj i bën thirrje shoqërisë civile të angazhohet në mbikëqyrjen e procesit.

Në një takim që zhvilloi sot (9 nëntor) me përfaqësues nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), kreu i shtetit nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të një procesi të lirë, të drejtë dhe të ndershëm.

Duke iu referuar përvojës së vëzhguesve vendorë të KRIIK në proceset elektorale, presidenti theksoi: “Si President i Republikës dëshiroj dhe do të punoj që zgjedhjet të përmbushin të gjitha standardet që kërkon ligji. Kjo është detyrë e institucioneve që ngarkohen nga ligji me këtë përgjegjësi, e partive politike, por edhe juaja si shoqëri civile. Konsiderojeni Presidentin e Republikës në këtë përpjekje!”

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›