E Enjte, 5 Nëntor 2026

Begaj uron Kurban Bajramin: Reflektim i gjithësecilit për një shoqëri më të mirë

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj uroi sot Festën e Kurban Bajramit për të gjithë  besimtarët myslimanë shqiptarë.

“Kurban Bajrami mbart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë. Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi”, u shpreh Presidenti.

Vetëm ky reflektim i gjithësecilit, sipas tij, “bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë”. “Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin”, uroi Presidenti Begaj. /m.m/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›