E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kurban Bajrami, politika uron

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Zyrtarë të lartë si dhe përfaqësitë diplomatike të akredituara në Tiranë uruan sot besimtarët myslimanë për Festën e Kurban Bajramit.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali uroi Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë. “Gjithçka doni, ju uroj”, shkruan Spiropali.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu uroi po ashtu festën e Kurban Bajramit.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro uroi festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë me pamjet e Xhamisë së Pazarit të Gjirokastrës.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh se “kjo ditë e shenjtë na kujton rëndësinë e sakrificës, besimit dhe solidaritetit”. “Uroj paqe, lumturi e begati”, tha Hasani.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi uroi Kurban Bajramin me një pamje nga xhamia “Iljaz Bej Mirahori” në Korçë. “Kjo festë e shenjtë e sakrificës dhe përkushtimit sjelltë paqe, lumturi dhe begati në çdo familje”, tha ai.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta uroi Festën e Shenjtë, simbol të sakrificave dhe humanizmit nga Kavaja, të cilën e cilësoi si “qyteti simbol i traditave dhe vlerave”.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë uroi që kjo festë të sjellë paqe, gëzim dhe begati. “Ambasada e SHBA-së në Tiranë përcjell urime të përzemërta për të gjithë ata që festojnë Kurban Bajramin. Urojmë që kjo festë të sjellë paqe, gëzim dhe begati për ju dhe të dashurit tuaj. Gëzuar Kurban Bajramin”, thuhet në mesazhin e urimit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Edhe ambasada e Gjermanisë në Tiranë uroi të gjithë besimtarët dhe besimtaret myslimanë një Kurban Bajram të bekuar. “Eid al-adha mubarak”, uron ambasada gjermane.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›