Begaj uron besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka uruar sot besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit.
Begaj shkruan se përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, ndërsa uron që Zoti t’u japë shqiptarëve begati dhe lumturi
“Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët!
Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit. Për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre, uroj që Zoti t’u japë begati dhe lumturi!” – shkroi Presidenti Begaj në rrjetet sociale.
/rtsh.al/