E Enjte, 5 Nëntor 2026

Begaj vizitë dyditore në Kosovë, takime në Deçan, Junik dhe Drenas

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Presidenti i Republikës Bajram Begaj u nis sot për një vizitë dyditore në Kosovë.

Në një njoftim për mediet, zyra e shtypit e Presidencës bën të ditur se Kreu i Shtetit Begaj, gjatë vititës së tij në Kosovë, do të zhvillojë takime në tre komuna: Deçan, Junik dhe Drenas.

Gjatë kësaj vizite në tre komunat, Presidenti Begaj do të nderojë gjithashtu ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë gjatë luftës. /r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›