Shpërndanë ujë për turistët, Rama: Mirënjohje Policisë Rrugore

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga puna e Policisë së Qarkullimit Rrugor të Tiranës, që në këto ditë të nxehta vere, veç punës për mbarëvajtjen e sigurisë rrugore, po u shpërndajnë turistëve edhe shishe me ujë të ftohtë.
“Mirënjohje për punonjësit e Qarkullimit Rrugor të Tiranës për kujdesin e treguar duke ofruar shishe uji të ftohtë qytetarëve dhe turistëve pranë Aeroportit “Nënë Tereza””, shkruan Rama.
Kështu, Punonjësit e Policisë së Krujës shpërndanë shishe me ujë për qytetarët dhe turistët, duke qenë se temperaturat shënuan deri në 41 gradë Celsius.
/r.e/