E Martë, 3 Nëntor 2026

Begaj vizitë zyrtare në vendet baltike, në fokus integrimi i rajonit dhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s

Presidenti i Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vende baltike. Duke nisur nga 2 shtatori, presidenti Begaj do të zhvillojë takime në Letoni, Estoni dhe Lituani.

Kreu i Shtetit do të takohet me homologët e tij në këto shtete, kryeministrat, si dhe kryetarët e parlamenteve gjatë vizitave të tij zyrtare.

Në fokus të bisedave do të jetë intensifikimi i marrëdhënieve me secilin nga këto shtete si aleatë në NATO,  integrimin e Shqipërisë në BE, proceset  integruese euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor, roli i aktorëve të tretë etj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›