E Martë, 3 Nëntor 2026

PS mbledh grupin, Peleshi lë porositë për sesionin e ri parlamentar

Në fillim të sesionit parlamentar për herë të parë kreu I grupit të socialistëve Niko Peleshi mblodhi deputetët.

Në një takim jo të gjatë vetëm 30 minuta Peleshi ka porositur deputetët të jenë të pranishëm në komisionet parlamentare ,seancat plenare dhe zonat e tyre elektorale.

Teksa na ndajnë afërsisht 8 muaj nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2025,Peleshi  gjithashtu inkurajoi socialistët të intensifikojnë angazhimin e tyre .

Ketë të hënë  në orën 17:00 pritet të mbahet edhe seanca e parë plenarë për këtë sesion ku do të mbajë fjalën kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe krerët e grupeve parlamentare.

/RTSH/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›