Behen publike 120 emrat e Asamblese se Partise Socialiste
120 emrat e asamblesë së Partisë Socialiste u bënë publike gjatë një konference për shtyp të deputetit dhe ish-kryetarit të degës së Tiranës Besnik Bare, i cili arsyetoi se vonesat ishin për shkak të volumit të madh të punës së numëruesve.
Bie në sy mes emrave emri i ish-prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku, i cili në vitet 1992 deri në 1997 ka punuar edhe si këshilltar i presidentit të asaj kohe, Sali Berisha.
Mes teë rikthyerve të shumëpërfolur dallon Agron Dibra ish-sekretar organizativ i partisë socialiste, Musa Ulqini ish- kryetar i socialistëve të Tiranës, i cili prej vitesh ka qëndruar pasiv në aktivitetet publike të socialistëve, dallon emri i Bukurosh Stafës, ish-deputeti i akuzuar për shitje dhe tradhti nga të majtët pasi votoi pro kandidaturës se Bamir Topit për president.
Rikthehen në asamblenë socialiste edhe dy deputetët që rezultuan humbës në zgjedhjet e 2005-ës, Anastas Angjeli dhe Agron Duka, njëri në një zonë të sigurtë të Tiranës dhe tjetri në Shijak.
Por ndërsa një grupim rikthehet, një tjetër largohet.
Në emrat e larguar bie në sy fakti që janë kryesisht femra. Edlira Haxhiymeri, Saemira Pino, Eva Allushi, Besa Shahini, Ermira Danaj, janë disa prej grave socialiste që nuk përfaqësohen më në asamble.
Qëndrimi për largimin e Edi Ramës pas humbjes se 2009, duket se u ka kushtuar në hierarkinë e partisë.
Jashtë asamblesë ka mbetur edhe Ajola Xoxa, megjithëse i fejuari i saj, Erion Veliaj vazhdon të jetë një emër solid në strukturat socialiste.