E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore,OSBE: Shqipëria ka nevojë urgjente

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth u ka kërkuar palëve politikë të nisin sa më parë bashkëpunimin për reformën zgjedhore. Në një deklaratë për shtyp, kreu i OSBE-së e ka cilësuar nisjen e reformës si një nevojë urgjente për vendin ndërsa ka shtuar se tani është koha që t`i hapet rruga këtij procesi.

"Vërej se procesi i reformës zgjedhore ende nuk ka marrë udhë plotësisht. Tani, është koha që t`i hiqet një vijë të shkuarës, në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Tani është koha që partitë politike të mbajnë fjalën, me veprime të vërteta dhe konkrete. Shqipëria ka nevojë urgjente për një reformë zgjedhore” ka theksuar Wollfarth.
 

Ndërsa ka kërkuar nga palët politikë ngritjen sa më shpejt të komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, ambasadori Wollfarth i ka përgëzuar këto të fundit për dialogun që kanë zhvilluar ditët e fundit.
 

“I përgëzoj të gjitha palët për nivelin e dialogut ndërpartiak që është zhvilluar ditët e fundit. Tani, i nxis të gjithë të bëjnë edhe atë hap të mbetur, në mënyrë që procesi i reformës zgjedhore të mund të fillojë, më në fund” ka theksuar Wollfath.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›