Beja: Jo nxënëse me ferexhe. Shkollat tona janë laike
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja, i ka mbyllur çdo shteg debatit lidhur me mbajtjen e ferexheve nga vajzat, në shkollat publike. Kreu i Dikasterit të Arsimit, në respekt të Kushtetutës, ka theksuar se "shkolla është laike dhe të gjithë nxënësit aty duhet të jenë të barabartë, pavarësisht bindjeve dhe besimeve fetare". Sipas ministrit Beja, shkollat publike, të cilat janë të ndara nga feja me ligj, janë institucione arsimore ku nxënësit duhet t‘i përkushtohen mësimit. Me këtë qëndrim, numri një i Arsimit në vend ka dhënë edhe përgjigje për rastet e përsëritura të vajzave, të cilat që në moshë minore, vishen me ferexhe nën ndikimin e familjeve praktikante të besimit islam apo edhe me preferencën e tyre personale.
Drejtuesit e shkollave nuk kanë lejuar pjesëmarrjen e tyre në mësim, duke kërkuar që të respektohet fakti se shkollat publike në Shqipëri janë laike dhe ato janë institucione që funksionojnë mbi bazë të rregulloreve të brendshme, ku mes të tjerash përcaktohet edhe uniforma shkollore. Lidhur me këtë të fundit, janë të pakta shkollat që e respektojnë mbajtjen e uniformës nga ana e nxënësve. Përjashtim bëjnë vetëm dy-tre gjimnaze në kryeqytet. Po kështu, uniforma është një standard i detyrueshëm edhe në pjesën më të madhe të shkollave private, të cilat e konsiderojnë atë edhe si një pjesë të identifikimit të tyre.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës i bëri këto deklarata, që mbështesin qëndrimin se në shkollë nxënësit nuk mund të vijnë me veshje fetare, gjatë një vizite në gjimnazin "Arben Broci" në kryeqytet. Vizita e kreut të arsimit në këtë shkollë lidhej me emrin që ajo mban. Beja ka nderuar përvjetorin e vrasjes së të riut shkodran, gjatë periudhës së ndryshimit të sistemeve në vendin tonë. Arben Broci mban edhe titullin "Hero i demokracisë". Ai u vra gjatë protestave të 2 prillit në Shkodër.