Kombinat, 152 fëmijë me kopsht të ri
Një fond prej 27569000 lekësh (nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës) ka mundësuar rehabilitimin e kopshtit nr. 27, i cili ndodhet në kryqëzimin midis rrugëve "Llambi Bonata" dhe "Haki Stërmilli" në lagjen e Kombinatit, në periferi të kryeqytetit. Kopshti Nr.27/K do të akomodojë 152 fëmijët e kësaj zone, të cilët do të mund të përfitojnë një shërbim cilësor, në sajë të një investimi serioz dhe bashkëkohor, realizuar në ambientet e këtij institucioni. Rikonstruksioni dhe shtimi i ambienteve ekzistuese ka përmirësuar ndjeshëm kushtet e godinës, përfshirë këtu edhe sistemin qendror të ngrohjes, instalimin e radiatorëve në të gjitha ambientet e kopshtit, kuzhinën profesionale si dhe pajisjen e këtyre ambienteve sipas standardeve bashkëkohore. Gjithashtu, vogëlushët mund të shfrytëzojnë lojërat e ndryshme dhe mjetet e nevojshme didaktike për realizimin e procesit edukativ.
Kryebashkiaku Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e përurimit të këtij kopshti, u shpreh ndër të tjera: "Është kënaqësi e madhe që fëmijëve të këtij komuniteti, ne u japim sot kopshtin që meritojnë dhe dhjetëra e dhjetëra kopshte e çerdhe që janë ndërtuar dhe po vazhdojnë të ndërtohen në Tiranë, janë një garanci se fëmijët e së sotmes do të jenë qytetarët evropianë të së nesërmes dhe se shoqërizimi që u mundëson sot çerdhja, kopshti, shkolla do të jenë një gur themelor për bashkëjetesën e nesërme qytetare dhe demokratike në Tiranën evropiane".