Bejko: Halli i Berishës nuk zgjidhet duke marrë peng Reformën Zgjedhore

Duke theksuar se i vetëm bashkëkryetar i opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore është Enkelejd Alibeaj , në një reagim ne Facebook, Bejko shkruan se, “ata që nuk janë as anëtarë të PD-së, por qëndrojnë në detyrë falë marrëveshjeve të fshehta Rama-Berisha, të cilët jetësohen nga Lindita Nikolla, nuk mund të flasin në emër të kësaj partie”.
Duke folur në emër të Partisë Demokratike, Bejko thekson se, “ata që nuk janë as anëtarë të PD-së, por qëndrojnë në detyrë falë marrëveshjeve të fshehta Rama-Berisha, të cilët jetësohen nga Lindita Nikolla, nuk mund të flasin në emër të kësaj partie. Sa herë që disa individë ndryshojnë qëndrim, ata thjesht lëpijnë atë që kanë pështyrë, por nuk mund të ndryshojnë dot qëndrimin dhe bindjen e thellë të PD-së për një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me pritshmëritë e shqiptarëve”.
“Njeriu që i ka dalë emri si kontribuues në punët e pista për llogari të familjes Berisha, nuk mund të jetë pengmarrës i interesit të qytetarëve për lista të hapura, Shqipëria një zonë elektorale, votim dhe numërim elektronik dhe vota e diasporës”, shkruan Bejko.
Sakaqë ai nënvizon se, “halli me drejtësinë dhe frika nga vota e qytetarëve që këta individë kanë, nuk mund të bëhet pengesë për t’u dhënë shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur vetë deputetët e tyre, dhe diasporës të drejtën e mohuar për të votuar”.
/rtsh.al/