E Martë, 3 Nëntor 2026

Hitaj: Dy grupet në PD po konkurojnë kush bën pazar me Ramën

Në emisionin ‘3D’ në RTSH gazetari Arbër Hitaj deklaroi se të dy grupet që janë aktualisht në PD, po konkurojnë se kush do të bëjë pazar me Ramën.

“Ka shkelje syri nga të 2 grupet në adresë të shumicës. Bashkuan votat në Parlamentin Evropian. Shumë mirë bënë. Po pse ka shitje në Tiranë dhe nuk ka shitje në Bruksel? Ju e trajtoni si shitje kur Alibeaj ulet me Gjiknurin dhe kur Bardhi bashkon votat me PS nuk është shitje. Basha dhe Bardhi po i shkelin syrin shumicës. Pjesa që ka të bëjë me bashkëkryetarin është në vullnetin e shumicës. Aq keq janë sa duhet PS të vendosë se kush është kryetari i PD. Kanë edhe krisje dhe brenda llojit.”, tha Hitaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›