Fëmijët në situatë rruge, Lezhë, asnjë mbrojtje nga shteti

Edhe pse Ministria e Brendshme dhe Ministria e punës Çështjeve Sociale kanë një marrëveshje të përbashkët për të ndaluar fenomenin "lypje" të fëmijëve në rrugë për shkak të ekspozimit të kësaj kategorie ndaj dhunës dhe keqtrajimit, në terren asgjë nuk është bërë konkretisht.
Ata që ndodhen në situatë rruge zakonisht janë fëmijët e komunitet romë dhe egjipitian. Edhe në këtë qytet, ata që zgjasin dorën e lëmoshës janë po aq të shumtë në numër dhe vazhdojnë të qëndojnë në rrugë sepse asnjë masë nuk është marrë nga policia dhe autoritet vendore ne këtë drejtim.
Sheshi kryesor i qytetit është edhe vendi kryesor i qëndrimit të tyre, pasi në këtë pjesë lëvizin më së shumti emigrantët dhe turistët e huaj, të cilët janë edhe burimi kryesor i të ardhurave për ta. Këta fëmijë mësohen për të lypur nga më të rriturit, pasi pretendohet se ndaj tyre ka më tepër sensiblitet dhe mund të jenë më dorëlëshuar.
Ata thonë se kjo eshte zgjidhja e vetme në mungesë të punësimit apo çdo forme tjetër të të ardhurave. Edhe pse janë koshientë që fëmijët e tyre duhet të arsimohen dhe jo të enden rrugëve për lëmoshë, ata deklarojnë se nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër, pasi mbështetja e institucioneve është e vogël.
Ky është rituali i përditshëm i fëmijëve dhe grave të komunitetit rom dhe egjiptian në Lezhë, dhe megjithëse parakalojnë çdo ditë para syve të drejtuesve të institucioneve, asnjë nuk është marrë në mbrojtje nga strukturat e Policisë së Shtetit apo të shërbimin social shtetëror, pavarësisht marrëveshjeve të bëra.