E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekam: Nuk do të rri përgjithmonë te Milani

“Kurrë nuk kam menduar të lë Shtetet e Bashkuara për t’u rikthyer përsëri në Europë”, u shpreh “Spice Boy”. Ai është gati të udhëheqë Galaksin drejt titullit në kampionatin amerikan dhe më pas të provojë për të fituar një vend në Kombëtaren e Kapelos me Milanin.

Por e ardhmja e tij është sërish tek Los Anxheles: “Jam i përqendruar në kampionatin e këtushëm. Dua të ndihmoj skuadrën me të gjitha mundësitë e mia”. Megjithatë, është për t’u parë nëse Galiani do ta lejojë Bekamin të largohet në përfundim të sezonit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›