Vlorë, atentat në shtëpinë e gardianit të paraburgimit
Atentati ndodhi mbrëmë rreth në banesën e shtetasit Fatmir Sh., në lagjen “24 Maji” të Vlorës. Efektivi i policisë ka dëgjuar shpërthimin mbi tarracën e shtëpisë së tij, i cili për fat të mirë nuk ka shkaktuar lëndime apo dëme materiale.
Pas vëzhgimit që ka bërë mbas shpërthimit, ai nuk ka parë njeri duke lajmëruar më pas policinë për atentatin.
Ekspertë e policisë arritën në përfundimin se shpërthimi ishte atentat ndaj policit të paraburgimit Fatmir Shkurti, pasi në tarracën e shtëpisë kishin gjetur një fitil dinamit rreth 15 centimetra të gjatë.
Sipas tyre ngjarja ka lidhje me detyrën e të zotit të shtëpisë, si gardian në paraburgim. Ndërkohë po vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.