E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekim Bala, gati testimi te Ajaksi

www.albania-sport.com - Bekim Bala (19 vjeç, 8 gola këtë sezon në Superligë) mund të testohet te Ajaksi i Amsterdamit. Mundësinë e artë do t’ia ofrojë menaxheri i njohur grek Jorgos Kazianis, njeriu që bëri të mundur edhe testimin e Gjergji Muzakës, në fillimet e tij te Partizani. Kazianis, me seli në Athinë, është menaxheri i trajneri i Luis Van Galit, trajnerit të Bajernit të Munihut. Sipas “Panorama Sport”, sulmuesi Bala para pak kohës u kërkua nga sllovenët e Olimpja e Lubjanës, klub ku më parë gjatë viteve 1990 kanë luajtur Edmond Dosti dhe Kliton Bozgo, por presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, e refuzoi ofertë, nderkohë që tani flitet për një shumë prej 250 mijë eurosh për kartonin e futbollistit, nëse Ajaksi do të vendosë ta blejë.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 01 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›