Shqipëria, miqësore me Malin e Zi dhe Andorrën

www.albania-sport.com - Kombëtarja A do të luajë dy ndeshje miqësore ndërkombëtare, me Malin e Zi në Podgoricë, më 25 maj, dhe me Andorrën në Tiranë, në ditët e para të qershorit.
Shqipëria ka zhvilluar këtë vit një miqësore të fituar ndaj Irlandës së Veriut, 1-0, me golin e Ervin Skelës, një ekzekutim perfekt nga goditja e lirë.
Kjo është miqësorja e dytë me Malin e Zi, madje malazezët janë kundërshtarët e parë të Shqipërisë në historinë ndërkombëtare të futbollit, pavarësisht se si pjesë e ish-Jugosllavisë, ata nuk mund të konsideroheshin një shtet.
Ndeshja e zhvilluar në Shkodër përfundoi 5-0 për Shqipërinë (22 shtator 1946), pak javë përpara se ajo të fitonte Kampionatin Ballkanik në “Qemal Stafa” nën drejtimin e trajnerit serb Ljubisha Broçiç, trofeu i parë, pas atij të fituar nga Medin Zhega në vitin 2000 në “Rothmans Cup” në Maltë.
Andorra modeste është një histori e hidhur për Shqipërinë e veçanërisht për trajnerin e fundit shqiptar të Kombëtares, Sulejman Demollari, i shkarkuar pas humbjes 2-0 në vitin 2002.
Andorra është një skuadër thuajse amatore, renditet në vendin e 202-të në FIFA (Shqipëria është e 83-ta) dhe ka fituar vetëm 3 takime në historinë e saj, një prej tyre ndaj Shqipërisë.
Për trajnerin kroat të përfaqësueses kjo do të jetë miqësorja e tij e katërt, ku deri tani ka koleksionuar 2 fitore dhe 2 barazime.
MIQËSORET ME KUZHENË
Shqipëri-Gjeorgji 1-1
Shqipëri-Qipro 6-1
Estoni-Shqipëri 0-0
Shqipëri-Irlandë e Veriut 1-0
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 02 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili