Bekim Guri në “Nicht mein tag”

Aktori Bekim Guri, sot ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të fillojë xhirimet në një film ndërkombëtar.
Pasi ka përfunduar me sukses realizmin e filmit “Heshtje” me skenar dhe regji të tij, Guri do të vazhdojë me xhirimet në Gjermani dhe Amsterdam, për filmin me metrazh të gjatë “Nicht mein tag”.
Pjesë e kët5j filmi me regji të regjisorit gjerman Peter Thortwarth është edhe aktori nga Shqipëria Kasem Hoxha, ndërsa distribuimin do ta bëj kompania e njohur botërore Sony Pictures.
"Jam shumë i kënaqur që do të jam pjesë e filmit të regjisorit të njohur gjerman Peter Thorwarth dhe do të luaj përkrah aktorëve të njohur, me famë botërore", ka thënë Guri për Indeksonline.
Bashkëpunim i aktorit me këtë kompani të madhe filmike filloi para një muaji, kur edhe mori ftesën për të qenë pjesë e filmit .
/Rozafa Kelmendi /Indeksonline/