Daniel Mulloy, me Artën në Kosovë

Aktorja kosovare me nam botëror, Arta Dobroshi, e cila ka kohë që ka fituar edhe vëmendjen e mediave botërore, këto ditë po qëndron në Kosovë.
Kësaj here, me të ka ardhur edhe njeriu i saj i zemrës, regjisori i njohur Daniell Muloy, me te cilin ditë më parë ajo u shfaq në festivalin e filmit ‘’Magritte Awards”, në Belgjikë. Nuk dihet nëse arsye e kësaj vizite është vetëm Arta, apo ndonjë projekt i ardhshëm kinematografik.
Ndryshe, 32-vjeçarja me origjinë nga Prishtina, e konsideron vehten si ''qytetare të botës'', pasi në vazhdimësi ndërron vendbanimet, në varësi të angazhimeve profesionale.
"Nuk kam vendosur ende se ku do të jetoj pasi udhëtoj shumë, bota është shumë e vogël dhe e lehtë për të udhëtuar tani, ndihem ndryshe, vetëm ndryshojnë qytetet. E kemi lehtë se adaptohemi shumë shpejt, pavarësisht se ku jetojmë", ka thënë ajo së fundmi në një intervistë për mediat franceze, duke bërë të ditur që së shpejti do të fluturojë për Nju Jork, për një kontratë të re atje. /Indeksonline/