Bekim Kastrati , i lumtur te Bonner SC
Pesë gola në gjashtë ndeshje: Bekim Kastrati i ka kaluar parashikimet e skuadrës SC Bonner, e cila e angazhoi atë gjatë afatit kalimtar të janarit nga Dynamo Dresden, ku nuk po kalonte momente të mira. "Kam luajtur në shumë klube. Por, mënyra se si luhet futbolli këtu, karakteri i këtushëm më pëlqen", ka thënë fillimisht 31-vjeçari për uebsaitin gjerman general-anzeiger-bonn.de.
Në njëfarë mënyrë, Kastrati tregon se është përshtatur mjaft mirë te Bonner dhe se do të preferonte të qëndronte në këtë klub edhe në të ardhmen. "Unë jam me të vërtetë i kënaqur se si po shkojnë gjërat te Bonn. Ekipi më ka pranuar mua dhe unë e kam pranuar ekipin", vazhdoi Kastrati.
Të shtunën, sulmuesi kosovar u përball me ish skuadrën e tij Borussia Monchengladbach II (Bonner SC fitoi 3:1), tek e cila kaloi momente të mira në karrierë. "Ishin tri vjet mjaft të bukura dhe të dendura", kujton Kastrati i cili në periudhën 2004-06 pati vetëm katër paraqitje me Borussian. "Në realitet, unë kam stërvitur gjithmonë me profesionistët. Por, kam luajtur më shumë me ekipin e dytë", thotë ai.
Më pas ai vazhdoi karrierën në ekipet Eintracht Braunschweig, Fortuna Düsseldorf e Dynamo Dresden, ku nuk i priu fati, pasi që u përball me lëndime të shumta, të cilat duket se tash i ka lënë prapa krahëve. "Tash jam rikthyer në formë dhe po kënaqem sërish duke luajtur futboll.
Cilësitë e futbollistit kosovar i ka lavdëruar edhe trajneri i Bonner SC, Wolfgang Jerat, që ia doli ta transferonte Kastratin gjatë janarit. "Ai është lider i ekipit, e udhëheq atë dhe është një lojtar që luan për skuadrën", u shpreh Jerat.
Kohë më parë, për një periudhë të shkurtër, Kastrati ishte edhe pjesë e përfaqësueses shqiptare të futbollit.