Pele, komentues në Botëror

Rrjeti televiziv brazilian SBT ka angazhuar Pelen për të komentuar në Kampionatin botëror në Afrikën e Jugut. Zëdhënësi i SBT-së, Rodrigo Rainho, ka thënë se detajet e kontratës me golashënuesin më të mirë të Brazilit do të bëhen të ditura javën e ardhshme. Ai shtoi se SBT nuk do të transmetojë Kampionatin botëror, por Pele dhe të tjerët do të komentojnë garën në një format ende të padefinuar. Pele ishte komentues i televizionit Globo gjatë Kampionatit botëror 1994 në Shtetet e Bashkuara.