Bekimi i patriarkut te ri zhvillohet ceremonia ne Peje

Ne ceremonine e patriarkanes se Pejes moren pjese udheheqes te larte te klerit ortodoks serb si dhe presidenti serb Boris Tadic.
Liturgjia fetare u krye nen masa te larta sigurie. Nderkohe qe ne vendkalimin kufitar mes Republikes se Kosoves dhe Republikes se Serbise iu refuzua hyrja ne Republiken e Kosoves Tomisllav Nikolic lider i Partise Perparimtare te Serbise dhe 10 zyrtareve te tjere qe ishin pjese e ketij delegacioni.
Ne nje komunikate te policise se Kosoves shpjegohet se refuzimi nga policia dhe EULEX-i u krye me arsyetimin se ata nuk kishin paralajmeruar viziten e tyre tek autoritetet kosovare.
E njejta gje ndodhi edhe ne Leposavic ku u kthye prapa Velimir Ilic lideri i Partise Serbia e Re dhe dy shoqeruesit e tij kthyer permes pikes kufitare te Merdares.
Zhvillimi i ceremonise se nje kleriku serb ne Kosove u shoqerua me reagime te shqiptareve. Shume qytetare thone se Serbia se pari duhet ti kerkoje falje Kosoves per krimet e bera dhe vetem pastaj tiu lejohet politikaneve serbe hyrja ne Kosove.
Nderkohe qe kritikohet edhe moslejimi i mediave shqiptare te Kosoves per ta ndjekur kete ngjarje.
Pjesemarrja e politikaneve serb dhe me shume se 2 mije qytetareve nga Serbia Bosnja e Mali i Zi eshte kritikuar edhe nga opozita.