E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti Kishat serbe jane shnderruar ne ambasada

Lideri i levizjes Vetevendosje Albin Kurti ka deklaruar se kishat serbe ne Kosove jane shnderuar ne ambasada. Duke komentuar ceremonine e inaugurimit te patriarkut te Kishes serbe Irinejit ne Peje theksoi se
ajo qe po ndodh sot ne Patrikanen e Pejes eshte pergjegjesi i pushtetit te Kosoves i cili edhe pavaresisht kesaj ngjarje tregohet i vetekenaqur dhe i vetemjaftueshem ne Prishtine.

Sipas tij Serbia ka ndryshuar vetem mjetet per realizimin e qellimeve te veta e jo edhe politiken ndaj Kosoves. Po te kishim nje kaste tjeter politike nuk do te kishim shnderrimin e kishave dhe manastireve ortodokse qe jane pasuri e perbashket ne ambasada serbe eshte shprehur i bindur Kurti.

Gjithashtu lideri i Vetevendosjes Kurti ka komentuar edhe doreheqjen e ish-presidentit te vendit Fatmir Sejdiut duke theksuar se vendimi i Gjykates Kushtetuese per Sejdiun ka qene nje vendim i drejte por jo i motivuar nga drejtesia.
Politika ne Kosove qendron mbi institucionet e drejtesise te cilat i kyce ose i shkyce varesisht se si i konvenon asaj. Te gjithe e kemi ditur se Sejdiu e ka shkelur Kushtetuten mirepo momenti i zgjedhur qe kete gje ta thote gjykata eshte moment politik eshte shprehur ai.

Duke folur per organizimin e Vetevendosjes ne terren Kurti ka sqaruar se levizja e tij e cila ende nuk dihet nese do te jete parti e mirefillte politike apo levizje e certifikuar per zgjedhje do te konkurroje ne zgjedhjet e parakohshme me koncepte e jo me njerez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›