E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belardi: Cesar nuk është i kategorisë së Bufonit

Udine - Portieri i Udinezes, Emanuele Belardi, deklaron se portieri Hulio Cesar nuk ka arritur akoma në kategorinë e Xhixhi Bufonit. Në një intervistë për “Sky Sport”, Belardi shprehet se portierit brazilian, i cili mbron ngjyrat e Interit, i duhet edhe shumë kohë për të arritur deri tek portieri më i mirë i të gjitha kohërave.

"Mendoj se Hulio Cesar është një prej portierëve më të mirë në botë këto dy sezonet e fundit. Por, Bufoni është portieri më i mirë në botë për më shumë se një dekadë. Prandaj, Cesarit i nevojiten edhe disa vite për ta arritur nivelin e tij", deklaron Belardi për “Sky Sport”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›