E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferguson me vetëm një sulmues përballë Aston Vilës

Mançester - Mançester Junaited do të ketë vetëm një sulmues në dispozicion për ndehjen e radhës kundër Aston Vilës, dhe ai është Karlos Tevez. Kampionët e drejtuar nga Sir Aleks Ferguson do të presin të dielën në orën 17:00 skuadrën e Aston Vilës, e cila ndodhet në vendin e pestë.

Sulmuesi bullgar, Dimitar Berbatov është i dëmtuar, ndërsa Uejn Runi është i skualifikuar. Mançesteri ndodhet në krye të Premier Ligës me 65 pikë, një më shumë se Liverpuli, megjithëse ka një ndeshje më pak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›