E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bele Projektet e mia per bashkine e Fierit

Ilir Bele eshte kandidati i perzgjedhur nga mazhoranca per te sfiduar mbreterimin socialist per shume vite me radhe ne qytetin e Fierit. Ai premton transparence me te madhe dhe perfshirje te qytetareve ne vendimmarrjen e bashkise. Nga ana tjeter Bele eshte i sigurt se bashkepunimi me pushtetin qendror do te ndihmoje Fierin qe te zhvillohet edhe me shume.

Zoti Bele ju kandidoni per bashkine e Fierit perse duhet tju votojne ju dhe jo kandidatin tjeter
E gjithe jeta ime eshte e lidhur me qytetin e Fierit. Si te gjithe bashkeqytetaret e mi ne duam nje qytet qe te na jape mundesi te jetojme. Fatkeqesisht Fieri po drejtohet si nje qytet provincial. Fieraket po shikojne si te vetmen rruge largimin nga qyteti. Ne duhet ta ndalojme kete duhet tu rikthejme shpresen. Se bashku me stafin tim kemi ndertuar projekte konkrete qe do ti veme ne zbatim sapo te marrim mandatin ne daten 9 maj. Sepse kjo eshte menyra sesi ne do ta zhvillojme qytetin. Te gjithe se bashku per te realizuar synimet qe kemi vendosur.

Cila eshte pika me e dobet e kundershtarit tuaj
Pikat e dobeta te rivalit tim jane premtimet e pambajtura ndaj qytetareve. Sepse mjafton te vish ne Fier edhe si vizitor dhe eshte lehtesisht e lexueshme performanca e tij. Qe nga viti 2003 qytetaret degjojne te njejtin refren nga kryetari i bashkise. Ai ka premtuar rregullimin dhe pastrimin e Gjanices ka premtuar Unazen e madhe dhe dytesore ka premtuar zgjerimin e Ures se Sheqit dhe ndertimin e Pallatit te Sportit te Lojerave me Dore. Absolutisht te gjithe keto jane premtime te pambajtura dhe po perdoren serish per te genjyer me luge bosh qytetaret.

Cili eshte plani juaj per te drejtuar bashkine kater vitet e ardhshme
Projektet jane gati dhe presin venien ne zbatim. Se bashku me ekspertet ne kemi vendosur afate kohore per zbatimin e tyre. Kjo do te beje qe qytetaret te kene mundesi te vleresojne mbajtjen e premtimeve. Bashkia do te loboje me qeverine ministrite e linjes dhe partneret nderkombetare per realizimin e te gjitha projekteve. Sot rruget e komunikimit jane pa fund dhe vetem gjate ketyre diteve te fundit me qindra bashkeqytetaret tane qe kane bere emer ne vendet ku jetojne kane shprehur gatishmerine per tju bashkuar idese per nje Fier modern. Te jeni te sigurt se te gjitha projektet madhore do te diskutohen me publikun ne menyre qe ne te zgjedhim me te mire per zhvillimin e qytetit tone.

Cili eshte projekti me i rendesishem qe ju i premtoni qytetareve
Nje qytetar nje vend pune. Ky eshte projekti me i rendesishem i platformes time elektorale. Ne kemi hartuar dy projekte te medha. Ato jane zona industriale e qytetit ne lindje te tij dhe zona me resorte turistike ne bregdetin perendimor. Sipas perllogaritjeve te peraferta nga keto projekte do te perfitojme 12500 vende pune. Pa llogaritur ketu edhe rreth 2 mije vende pune qe do te hapen nga fillimi i punes per permiresimin e infrastruktures ne Fier.
Gjithashtu me lejoni te theksoj ketu se se bashku me Ministrine e Puneve Publike pritet te filloje ndertimi i by-pasit te Fierit dhe disa radiale te qytetit. Nuk mund te le pa permendur edhe rehabilitimin dhe pastrimin e Gjanices. Gangrena e qytetit tim po shkaterron cdo vit miliona e miliona leke investime private me permbytjet qe sjell. Veprimi i pare do jete bllokimi i hedhjes se mbetjeve te ngurta urbane dhe ato te naftes. Duke vazhduar me thellimin dhe rregullimin e shtratit te tij.

fare u premtoni biznesmeneve Cila eshte politika juaj per taksat vendore
Kjo kategoria e cila do te jete ne vemendjen maksimale te bashkise. Me marrjen e bashkise do te ulen menjehere ne masen 50 per qind te gjitha taksat vendore. Bizneset e reja do te vazhdojne aktivitetin 6 muaj pa taksa. Duke perfshire ketu edhe lehtesira te tjera qe kane te bejne me anen administrative ku mund te theksoje dhenien e konsulences per fushat ku mund te investojne si dhe lehtesimin e procedurave te lejeve te ndertimit. Bashkia do te perdor me efektivitet te ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore ne pune publike dhe sherbime ne dobi te komunitetit qytetar dhe atij te biznesit. Ne do ti japim frymemarrje biznesit si motorri I zhvillimit te qytetit.

Si do te menaxhoni ceshtjen e plehrave te qytetit
Ne do ta kthejme Fierin nga nje qytet qe i hedh plehrat ne Gjanice ne nje qytet me Landfilld modern dhe kjo do te arrihet ne nje periudhe kohore 2 vjecare. Per Bashkine Fier nga ana e MPPT u planifikuan dhe u financuan ne vitet 2009-2010 gjithsej 15 000 000 leke per hartimin e Studim projktzbatim per mbylljen e vend depozitimit te mbetjeve te ngurta urbane Fier. Projekti ne fjale Rehabilitimi fushes ekzistuese te mbetjeve te ngurta Fier eshte planifikuar nga ana jone financimi i punimeve te zbatimit ne Projekt Buxhetin A per vitin 2013. Ne perputhje me objektivat e Strategjise Kombetare per Mbetjet per ndertimin e venddepozitimeve rajonale per qarkun e Fierit eshte dhene mendimi per ndertimin e nje incineratori ne Komunen Allkaj ne territorin e ish rezervatit te peshkut me nje kapacitet qe do te mbuloj perpunimin e mbetjeve per te gjithe Qarkun dhe zonen perreth. Per ndertimin e incineratorit ka shprehur interes nje kompani e huaj Rumuno-Izraelito-Hollandeze. Kjo kompani propozon ndertimin me shpenzimet e veta te nje incineratori me kapacitet minimal rreth 70.000 ton/vit per mbetjet qe mund te digjen pasi te ndahen mbetjet e riperdorshme. Kompania do te perfitoje energjine elektrike duke e ofruar ate falas per institucionet shteterore si Bashki Komuna Spitale Kopshte Shkolla etj. qe shtrihen ne nje zone me rreze 50 km nga incineratori pra edhe te qytetit tone. Si garanci kjo kompani kerkon furnizim te rregullt me mbetje nga Njesite Vendore. Nga ana e kompanise po kryhet nje studim me i hollesishem per kete projekt.

A mendoni se pushteti lokal i ka mjetet e duhura per te realizuar keto premtime
Pushteti lokal eshte i kufizuar ne fondet e veta dhe nuk mund te arrije te plotesoje te gjitha investimet e premtuara. Une kam filluar lobimin me qeverine shqiptare dhe partnere nderkombetare per mbeshtetjen e projekteve te prezantuara ne fushate. Kemi marre garancine sapo te nisim punen qeveria do te na financoje te gjitha projektet ne menyre qe ti kthejme Fierit vlerat e harruara

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›