Berisha Do e bejme Fushe-Krujen hyrje moderne te kryeqytetit

Kryetari i Partise Demokratike dhe kryeministri i vendit Sali Berisha ka qene i pranishem ne nje takim elektoral ne Fushe-Kruje ku prezantoi Bilal Stafuken kandidat per Bashkine e Fushe-Krujes dhe kandidatet per komunat e saj. Berisha ka cilesuar Fushe-Krujen si kryeqytetin e mikpritjes duke kujtuar keshtu pritjen qe qytetaret e saj i bene vizites se ish-presidentit te SHBA-se Xhorxh Bush.
Fushe-Kruja mbete ne histori si kryeqyteti i mikpritjes shqiptare edhe nje here dua te perulem me nderim te madh para jush dhe tu garantoj se suksesin dhe fitoren e Bilal Stafukes me date 8 maj dhe te kryetareve te komunave te Fushe-Krujes do ta shnderrojme se bashku ne nje sukses ne nje rezultat dhe ne nje miresi per gjithsecilin prej jush tha kreu i PD-se.
Berisha tha se keto kater vite jane investuar ne Bashkine e Fushe-Krujes mbi 1.1 miliard leke duke premtuar qe ne kater vitet qe do vijne keto investime do te shumefishohen. Kater vitet qe vijne Fushe-Kruja do te jete nje hyrje moderne e kryeqyteti te vendit. Qeveria do te financojne cdo projekt te z. Stafuka per asfaltimin e rrugeve ngritjen e shkollave te reja u shpreh Berisha ne keta takim.
Me tej Berisha tha se alternativa e PD-se ka ne epiqender mundin djersen me qellimin me madhor tu jape qytetareve mundesi te permiresoni ta beni gjithnje me te mire jeten tuaj ndersa akuzoi se alternativa e opozites bazohet tek perbaltja dhe shpifjet.