E Diel, 1 Nëntor 2026

Belen Rodriguez, trup perfekt në plazh, një muaj pas lindjes

ITALI – Për bukuroshen televizionit italian, Belen Rodriguez, barku i madh dhe kilet e tepërta të shtatzënisë kanë mbetur vetëm një kujtim. Një muaj nga lindja e vogëlushit të saj Santiago, Belen është fotografuar në plazh në formë perfekte, me trupin dhe format e një modeleje.

Ajo tregoi për revistën “Chi” se sekreti që e riktheu në formë në një kohë rekord, ishin ushtrimet fizike deri në muajin e gjashtë dhe pastaj dieta e fortë dhe palestra menjëherë pas lindjes së fëmijës. 

Tashmë bukuroshja po mendon për një tjetër hap të rëndësishëm në jetën e saj, të lidhë kurorë me të dashurin, dhe babain e djalit të saj, balerinin Stefano De Martino. 

“Do të më pëlqente të martohesha jo vetëm për fëmijën tim, por për ta quajtur Stafanon “bashkëshorti im”, duke e parë në sy e duke i premtuar dashuri e besnikëri të përjetshme.”- shprehet Belen. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›