Listat e deputetëve, Sequi: Nuk ishte ajo që prisnim për përfaqësimin e grave
SHKODER – Dy ditë pas publikimit të listave zyrtare të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit, Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi, kritikon partitë politike për përfshirjen e ulët të grave në këto lista.
Nga Shkodra, ku mori pjesë në një aktivitet të organizuar në kuadër të Ditës së Europës, ambasadori Sequi tha se në lista nuk pasqyrohet kërkesa e BE-së që 30% e kandidatëve të ishin femra.
“Nuk ishte ajo që prisnim për përfaqësimin e grave. Njoh deputete, të cilat kanë bërë një punë shumë të mirë. Kemi kërkuar që përfaqësimi i grave të ishte më i madh. Kam kërkuar që 30% e kandidatëve në lista të jenë gra.”- u shpreh ambasadori Sequi.
“Të mundohemi dhe të sillemi çdo ditë si evropianë.”- përfundoi ai.
(er.nu/BalkanWeb)