E Enjte, 5 Nëntor 2026

Beleri po shijon PE\ Takon Roberta Metsolën: Në fytyrën e saj pashë se çfarë do të thotë Evropë!

Beleri takon presidenten e PE-së, Roberta Metsola: Në fytyrën e

Fredi Beleri është takuar në Strasburg me presidenten e rizgjedhur të Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ku këtë javë po mbahet seanca e parë plenare e Dhomës së Përfaqësuesve, me përbërjen e re.

Beleri e ka përshkruar me fjalë të mëdha këtë takim, duke thënë se do t’i qëndrojë pranë saj gjatë gjithë mandatit.

“Përkrahja e saj gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë e pandarë dhe e falënderoj nga zemra. Në fytyrën e saj pashë vërtet se çfarë do të thotë Evropa.

Europa është Demokraci, Sundimi i Ligjit dhe mbi të gjitha Liri, do të jem pranë saj gjatë gjithë mandatit të saj”, shkruan Beleri në rrjetet sociale. TEMA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›