E Enjte, 5 Nëntor 2026

Britani\ Rama dhe Spiropali takim me Michel dhe Mitsotakis

 Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni zhvilluan sot një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Ministrja Spiropali ndau në rrjetet sociale foto nga ky takim, i cili u zhvillua në Blenheim Palace, Mbretëria e Bashkuar, në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Kryeministri Rama u prit nga Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer në Oxford.

Në këtë samit është organizuar një pritje për liderët nga Mbreti Çarlsi III dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Gjithashtu, do të organizohen edhe dy tryeza të rrumbullakëta: një për emigracionin e paligjshëm që do të bashkëdrejtohet nga Xhorxha Meloni (Giorgia) dhe kryeministri Rama; një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë, që do të bashkëkryesohet nga presidenti Sharl Mishel (Charles Michel) dhe presidenti malazez Jakov Milatoviç. ATSH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›