E Diel, 1 Nëntor 2026

Belfast perplasje te dhunshme mes policise dhe manifestuesve katolike

Rikthehen pamjet e dhunës në Belfast, në Irlandën e veriut. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër manifestuesve që kanë goditur me gurë dhe shishe, në ditën e dytë të protestave. Protestuesit janë katolikë nacionalistë. Deri tani ka shkuar në 26 numri i agjentëve të policisë që janë plagosur ndërsa të arestuarit nga protestuesit janë 8. Pavarësisht marrëveshjeve për paqe që u kanë dhënë fund dekadave të tëra dhune, Belfast mbetet ende e ndarë nga protestantë filo britanikë dhe katolikët që do të donin unifikimin e Irlandës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›