E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet ne qytet pas 40 vjetesh ne xhungel

Janë kthyer në fshatin e tyre të origjinës dhe pse nuk kanë dashur, dy burrat që kanë kaluar 40 vjet të jetës së tyre në një xhungël të Vietnamit. Ho Van, 82 vjec, dhe djali i tij 42 vjec që deklaroheshin të zhdukur që nga viti 1973, janë gjetur në xhungël nga një grup gjuetarësh para disa ditësh. Gjatë luftës, pasi anëtarët e tjerë të familjes kishin mbetur të vrarë, të dy at e bir ishin fshehur në një xhungël ku për të arritur duhet të ecësh për 40 kilometra nëpër pyll. Pasi kanë ndërtuar një kasolle prej druri ata janë ushqyer me fruta, misër dhe oriz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›