Belgjika, Hazard: Jemi vërtetë të zhgënjyer

“Ne jemi vërtet të zhgënjyer. Donim të kualifikoheshim në raundin e 16-shes sot, por u ndeshëm me një Marok të shkëlqyer, i cili meriton komplimente. Ne duhet të rikuperohemi mendërisht, të pushojmë dhe të japim gjithçka në ndeshjen e ardhshme, por mbi të gjitha të kuptojmë çfarë nuk funksionoi sot edhe nëse nuk luajtëm një ndeshje dhe aq të keqe”. Kështu është shprehur kapiteni i Belgjikës, Eden Hazard, pas humbjes së papritur ndaj Marokut.
Trajneri i Djajve të Kuq, Roberto Martinez, është në vështirësi për të tretur rezultatin. “Pas golit të tyre ne humbëm organizimin dhe në sulm nuk ishim të mire”, shpjegoi ai. “Goli i Sabir pati një ndikim të madh në pjesën tjetër të lojës dhe ishte një fazë mbrojtëse që nuk e menaxhuam mirë. Në përgjithësi, ne duhet të jemi shumë më të bashkuar – përfundoi ai – Kështu fitojmë ndeshjet në Kupën e Botës”.