E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjika është mikrokozmosi i BE-së

Hera e fundit që Belgjika zhvilloi zgjedhjet më 2007, u deshën plot 282 ditë për të formuar një shumicë qeverisëse. Tani është votuar përsëri dhe kësaj here, për të krijuar një shumicë parlamentare, mund të jetë edhe më e vështirë.
Midis kandidatëve me gjuhë holandeze në Flandrë - në veri të Belgjikës - shumica e votave kanë shkuar për Bart De Uever, një populist, i cili i përshkruan valonët në jug të vendit si “punonjës tashmë të lodhur”, të mësuar me “transfertat fiskale” nga flamandët e begatë. Ai kërkon të ndajë sistemin e taksave mëdysh, si Welfare (mirëqenie sociale) ashtu dhe në një pjesë të shpenzimeve publike. Mbreti dhe populli i quajtur Belgjikë mund të qëndrojnë, tani për tani, por "evolucioni natyror" i Flamandëve, thotë De Uever, po shkon drejt pavarësisë së plotë.
Midis frankofonëve, që përbëjnë 40% e popullsisë belge, shumicën e votave e ka marrë Elio Di Rupo, një socialist, parulla e të cilit është "solidaritet" mes belgëve (d.m.th., të vazhdojnë me transfertat nga Flandra). Megjithëse borxhi publik i Belgjikës është gati 99% e të ardhurave, Di Rupo premton një rritje të lartë të inflacionit për shpenzimet dhe kujdesin shëndetësore pensioneve.
Gjetja e tij e fundit është kërkesa për kontrolle mbi çmimet e dyqind mallrave të ndryshme, ku midis tyre përfshihen buka dhe qumështi. E pra, një shumicë qeverisëse do të gjendet midis mirëkuptimit të këtyre dy burrave.
Nuk ka qenë një fushatë elektorale e paharrueshme. Liderët belgë e kanë përmendur shumë pak pyetjen e madhe mbi krizën ekonomike, më e keqja e këtij brezi. Ata kanë preferuar të debatojnë mbi mosmarrëveshjet për të drejtat gjuhësore në një seri të enklavave të komunitetit flamand, dhe të disa dikastereve lokale.
Për vite, shteti federal belg ka qenë një shembull për Bashkimin Europian, në të cilin pushteti do të vinte nga lart, nga rajonet gjithnjë e më shumë të rafinuara në një super-shtet europian, gjatë një procesi ku në fund të fundit do të bënte që shumatorja e shteteve dhe e kombeve të kryhej aritmetikisht, si për predha të zbrazura. Nuk është çudi, që belgëve u pëlqente kjo perspektivë: pasi premtonte të shkrinte mbretërinë e tyre problematike në gjirin e Shteteve të Bashkuara të Europës (në të cilin Brukseli do të ishte kryeqytet). Por Europa ka marrë një rrugë të ndryshme. Disa shtete kanë vonuar të vdesin, dhe politika europiane ka arritur të jetë e dominuar nga disa liderë kombëtare.
Në fakt, edhe këto palë zgjedhje e kanë bërë Belgjikën prapë një lloj modeli për Europën: një bashkim në të cilin ndarjet Veri-Jug dëmtonin integrimin politik dhe ekonomik. Duhet konsideruar repertori propagandistik i De Uever. Pretendimet e tij nuk janë të kufizuara vetëm në sulmet ndaj transferimeve të miliardave nga Flandra drejt Jugut. Ai hedh akuza se inspektorët e tatim-taksave janë më pak të përkushtuar në Jug. Ai ankohet se autostradat për na zonat flamande janë ndotura me kamera kundra shpejtësisë, ndërsa në jug në Valoni nuk duken asgjëkund.
Ministri i Buxhetit Rajonal, kolegu i tij në parti, u ankua për kursim financiar të Flamandëve, i cili synon të arrijë një tepricë deri në vitin 2011, kurse krerët frankofonë të Brukselit të Valonisë planifikojnë rritjen e deficitit edhe për pesë vite të tjera. Një funksionar për Shëndetin në partinë e “N-VA”, të De Uever, foli për përfitues, çmime dhe shpenzime të ekzagjeruara të "abuzimit frankofon" në spitalet e Jugut.
Edhe në veri të Belgjikës, në Holandë, Europa sapo ka pasur zgjedhje më 9 qershor. Por Mark Rutte, kreu i partisë së djathtë liberale VVD dhe kryeministër i zgjedhur, ka premtuar shkurtime drastike të pagesës së Holandës drejt BE-së, dhe ka hedhur poshtë si "pastrim të parave" fondet europiane të destinuara për zonat e prapambetura të Bashkimit Europian. Kjo është dëshmi e qartë e një përleshjeje kulturore Veri-Jug, që në Gjermani gjendet në faqet e para të gazetave, kur shtypi lokal pyeti se pse gjermanët duhet t’u paguajnë grekëve që të dalin në pension në moshën 55 vjeç .
E vetmja gjë që ata kanë nevojë është disiplina/E gjitha kjo ndikon në Europë. Kontinenti është i ndarë në mes një bllok gjerman i vendosur për të ruajtur euron përmes disiplinës buxhetore dhe një blloku jugor, të udhëhequr nga Franca, e cila kërkon të shpëtojë situatën nëpërmjet huamarrjes me kosto të ulët përmes eurobondeve, transfertat nga të pasurit drejt të varfërve në kuadër të "bashkimi tatimor" dhe gjëra të ngjashme. Por në qoftë se Belgjika, pra një shtet i vetëm, është duke luftuar për të ruajtur bashkimin e tyre tatimor, çfarë shpresash mund të ketë Europa për ta krijuar nga e para? Mbështetësit Jugorë të "solidaritetit" akuzojnë veriorët për egoizëm. çka është një thjeshtim i qartë: sepse mosmarrëveshjet nuk janë thjesht një çështje parash. Belgjika i ofron Europës një mësim të mëtejshëm: që votuesit të bien dakord për një transferim të burimeve të tyre
financiare duhet të jenë të sigurt se, ata që do t’i marrin duhet që demokratikisht të japin llogari për mënyrën se si i përdorin ato. Arsyet për të cilat Belgjika po vdes si komb janë të shumta, dhe prej atyre kyç është mungesa e demokracisë kombëtare. Jugorët që besojnë në një Belgjikë nuk mund të votojnë kundër De Uever. Zgjedhësit flamandë të shqetësuar mbi deficitin buxhetor nuk mund të bëjnë asgjë për të frenuar xhymertin Di Rupo. Ky deficit demokratik është duke u luajtur edhe në Evropë. Gjermania është kritikuar për propozimin e rregullave ndëshkuese për Eurozonën, anëtarët e të cilës nuk përputhen me besëlidhjet fiskale do të humbasin fondet ose të drejtën për të votuar. Duke e parë me sytë e një belgu, në rastin më të mirë, Gjermania është e fiksuar me stabilitetin monetar, në rastin më të keq beson se ajo është një egoiste. Por vëmendja
gjermane ndaj disiplinës fiskale është ndoshta një përpjekje për të futur një “deficit demokratik”. Gjermanët mund të gjenden për të shpëtuar Greqinë dhe Spanjën, pa pasur ndonjë pushtet për të zgjedhur një qeveri spanjolle ose greke, e cila do mund të angazhohej në reforma. Hapi tjetër do të ishte të lidhnin shpëtimin me disa rregulla të detyrueshme në mënyrë që Qeveritë e jugut t’i marrin seriozisht gjërat. Europianët thonë se bashkimi i taksave kontinentale mund të ndërtohet mbi legjitimitetin e Parlamentit Europian. Në botën e vërtetë, shumica e votuesve nuk e di se kush i përfaqëson ata në Strasburg, as është e interesuar të dijë për ndërtimin e një ndërtese kaq të madhe, pa pasur sigurinë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›