Belgjika nuk do të pranojë azilantë nga Maqedonia, ky statut jepet vetëm në raste të persekutimit
këto kërkesa do të refuzohen për arsye se azil mund të marrin vetëm ata që janë të përndjekur nga shteti për shkaqe politike ose të tjera. Viktimat e diskriminimit ose të kushteve të dobëta sociale dhe ekonomike nuk mund të sigurojnë statusin e refugjatit në gati asnjë vend evropian. Statusi i refugjatit apo azilit mund të jepet vetëm në raste të persekutimit për arsye politike apo etnike, por diskriminim nuk e vlerësojmë si persekutim. Ne nuk do të pranojmë të japim dikujt statusin e refugjatit ose azilit, për shkak të kushteve të këqija sociale-ekonomike, është shprehur Van den Bulk. Ai shtoi se të gjitha kërkesat e paraqitura nga Maqedonia do të refuzohen pa përjashtim, ndërsa Belgjika i këshillon autoritetet maqedonase, që të ndërmarrin diçka për të ndaluar këtë fenomen dhe të kryejnë hetime ndaj agjencive të dyshimta, që u premtojnë klientëve të tyre të pamundurën.