Korçë, maturantët e gjimnazit Raqi Qirinxhi bojkotojnë mësimin
në Korçë i kanë thënë jo mësimit të tyre pas njoftimit për trajtimin me koeficient të ulët për shkak të sistemit shkollor dy gjuhësh shqip-frëngjisht në të cilin ata bëjnë pjesë. 30 maturantët që përfshihen nga ky koeficient pretendojnë se janë përjashtuar nga trajtimi i tyre i ndryshëm dhe jo si të gjitha shkollat e mesme. Ata do të vlerësohen me një koeficient të ulët dhe jo me koeficientin 1.4 që rrezikon njëkohësisht uljen e pikëve për pranimin në universitet, duke iu hequr në këtë mënyrë të drejtën e konkurrimit të barabartë me maturantët e tjerë të vendit. Situata për ta duket e padrejtë, ndërsa kanë ndërmarrë dhe iniciativën e tyre të parë, duke pezulluar mësimin gjatë kësaj fillimjave. Drejtori i gjimnazit të njohur në juglindje Raqi Qirinxhi, Vladimir Prifti thotë për gazetën se trajtimi i veçantë i kësaj shkolle ka qenë i padrejtë si pasojë e mosnjohjes së programit që kryhet në këtë gjimnaz. Sipas drejtorit Prifti, gjimnazi Raqi Qirinxhi është një nga shkollat e mesme me rezultatet më të larta në rang vendi të atyre që mësojnë në të dhe nxënësit pavarësisht nga mesatarja e lartë rrezikojnë të mos zgjedhin degët e preferuara për arsimin e lartë, pasi do të jenë të kushtëzuar nga koeficienti i ulët i përcaktuar nga MASH.
I. Frasheri