Belgjike 9 viktima nga zjarri
Nente te moshuar humben jeten dhe tre te tjere u plagosen si pasoje e renies se zjarrit mbremjen e kaluar ne nje azil ne Melle, ne veriperendim te Belgjikes. Sipas autoriteteve lokale numri i viktimave mund te shtohet pasi tre te plagosur ndodhen ne gjendje te rende shendetesore. Sipas nje eksperti te prokurorise, nente viktima, shtate gra dhe dy burra humben jeten nga intoksikimi. Tridhjete pensionistet e tjere te azilit u derguan menjehere ne spital. Ne shtepine per te moshuarit ishin te strehuar 90 persona.