E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjikë, zjarr në pallat/ Vdesin 5 persona, evakuim i vështirë nga ndërtesa 10-katëshe

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur nga një zjarr në një bllok apartamentesh 10-katësh në Antëerp.

Tymi i dendur u pa duke u ngritur nga kati i tetë i ndërtesës, pasi zjarri filloi pak para orës 10:00 të mërkurën.

Policia tha se më shumë se 200 njerëz jetojnë në bllok dhe trupat e një numri viktimash janë gjetur tashmë. Dyshimet janë së mund të ketë më shumë të vdekur, ndërsa të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.

Tymi u përhap me shpejtësi nëpër ndërtesë duke e bërë më të vështirë evakuimin e njerëzve.

Policia tha se ishte shumë herët për të identifikuar shkakun e zjarrit, megjithëse dëshmitarët i thanë mediave se po kryheshin punime në çati.

Por ndryshe nga ajo që raportuan dëshmitarët, një zëdhënëse e policisë tha se zjarri filloi në katet e mëposhtme.

Ngjarja ndodhi në një lagje në pjesën lindore të Antëerpit dhe është një zonë e madhe banimi e mbushur me ndërtesa të larta apartamentesh dhe që kufizohet me një park të madh ku mbahen koncerte muzikore verore në natyrë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›