E Martë, 3 Nëntor 2026

Belind Këlliçi publikon dokumentin: Rama gënjen për Porto Palermon

Belind Këlliçi, fakte të reja mbi lidhjet brenda aferës së inceneratorëve, ku shfaqet Ndreca

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar publikisht për qëndrimin e tij lidhur me mbrojtjen e Porto Palermos.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi publikoi atë që e cilëson si një dokument zyrtar të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, duke pretenduar se ai provon se në Porto Palermo është planifikuar ndërtimi i një impianti fotovoltaik.

Sipas Këlliçit, në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit të datës 25 shtator 2025, në pikën 60, është miratuar draft-vendimi për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet 2 MW në Porto Palermo, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sea Solar Energy” sh.p.k.

Ai pretendon se ky vendim bie në kundërshtim me vendimin e vitit 2022, me të cilin Gjiri i Porto Palermos u shpall zonë me rëndësi kombëtare në planifikim dhe u miratuan kufijtë e zonës së mbrojtur dhe zonimi i Parkut Natyror Porto Palermo.

“Ndërsa flet për mbrojtje, në praktikë jep leje ndërtimi”, shkruan Këlliçi, duke shtuar se Porto Palermo, sipas tij, është pjesë e të njëjtit model të zhvillimit që favorizon interesa private.

Në postimin e tij, ai argumenton se pasuritë natyrore të vendit po përdoren për përfitime private dhe e lidh këtë, sipas tij, me protestat qytetare që po zhvillohen në vend.

Këlliçi ka publikuar edhe rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, duke pretenduar se dokumenti dëshmon planifikimin e projektit fotovoltaik në Porto Palermo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›