“Belinda Balluku me 5 akuza duhet të ishte në burg” – Gazetari: Ish zv kryeministrja përflitet se ka përgjuar për dy vite prokurorët e SPAK! Do të ketë afera të tjera për të
Gazetari Almer Toska theksoi se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duhet t’i kërkojë sërish Kuvendit heqjen e imunitetit si deputete të Belinda Ballukut, dhe ta vërë në pranga.

Në një intervistë për News24, ai theksoi se në kushtet kur akuzat ndaj ish zv kryeministres janë shtuar, ajo duhet që të arrestohet. Toska u shpreh se përflitet se ajo ka përgjuar për dy vite prokurorët e SPAK dhe se ka kërcënuar edhe Dritan Prençin, nëpërmjet një të forti.
Ai u ndal edhe tek transferimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në burgun e Fierit ditën e sotme, duke e lidhur këtë me faktin se ai rrezikon pushtetin e Ballukut dhe të Edi Ramës.
“Një qytetar i thjeshtë me kaq akuza do të ishte në burg sot. Veliaj është një nga njerëzit më të korruptuar por nuk ka akuzë më të drejtëpërdrejtë. E çuan në Fier, në fund të burgut, dhe nuk i lejojnë të çojnë as ushqim. Sepse Veliaj shihet si kërcënim për paratë dhe pushtetin e Ballukut. Pra Veliaj, me statuset, shikohet në luftën e brendshme politike një kërcënim për pushtetin e Ramës dhe të Ballukut dhe e kanë çuar në errësinën e burgut të Fierit. Kur ka qenë në Durrës natë për natë në ditët e fundit kontrollohej se mos kishte celular. Shohin sikur po kryen një kryengritje kundër pushtetit. Ndërkohë Balluku me 5 akuza nuk e gjen asgjë.
Kjo drejtësia e Dumanit dhe Pamela Qirkos thonë ‘shijoje lirinë tënde, intimido dëshmitarët dhe t’i shijo të gjithë pasurinë tënde’. 300 vila dhe 1.2 mld euro i mungojnë buxhetit të shtetit thotë SPAK. Nuk mbaron këtu historia e Belindës. Duhet t’i ishte hequr imuniteti. SPAK të çonte kërkesën parlamentit dhe Balluku të arrestohet. Nuk është në burg se ka kapur për këmbe drejtësinë, Ramën. Balluku përflitet se ka përgjuar për dy vite prokurorët e SPAK, ka kërcënuar Dritan Prençin. Dimë ne kush është nipi i të fortit që ka kërcënuar Prençin nga një pub në Londër. E kanë zbuluar shërbimet. Do të ketë afera të tjera për Ballukun.”, tha ai.