E Martë, 3 Nëntor 2026

Belingam dhe “genet” e goleadorit nga babai ish-oficer policie

Quhet Mark Belingam dhe thuhet se prej tij Xhud ka trashëguar “genet” e goleadorit. Në Britani personazhi i momentit është mesfushori i Realit të Madridit, i cili në këtë fillim sezoni ka surprizuar jo pak me aftësinë për të shënuar gol.

Mark Belingam në rininë e tij ka shënuar mbi 700 gola në 25 vite karrierë në Ligat jo profesioniste në Angli. Ai ka punuar si oficer policie ndërsa tani njihet në ambinetet e futbollit edhe si një menaxher mjaft i ashpër.

Ka qenë pikërisht Mark Belingam, ai që ka negociuar me Realin për shifrat e transferimit të Xhud nga Dortmundi në Madrid. Në rininë e tij Mark ka vuajtur dy dëmtime të rënda në gju dhe për këtë motiv karriera e tij si futbollist nuk mori asnjëherë rrugën e duhur.

Ndryshe ka ndodhur me të birin, Xhud. Edhe pse aktivizohet për njërin prej ekipeve më të mëdhenj të kontinetit po habit me “nuhatjen” përpara portës…

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›