E Martë, 3 Nëntor 2026

Korçë, goditet me gurë autobusi i Tiranës

Marseja nuk ka mësuar asgjë. Në Korçë, pak minuta pas mbylljes të ndeshjes mes Skënderbeut dhe Tiranës ka ndodhur një incident aspak i këndshëm. Një grup personash të paidentifikuar kanë godtur me sende të forta autobusin e ekipit të Tiranës.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë me dije se nuk ka persona të plagosur dhe se dëmet janë vetëm materiale. Në orët në vazhdim pritet edhe një qëndrim i autoriteteve përkatëse për të dhënë një dinamikë më të plotë të ngjarjes.  

Kujtojmë se vetëm pak ditë më pare në Francë u godit autobusi i Lionit në qytetin e Marsejës ku u lëndua rëndë edhe trajneri i ekipit mik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›