Belle Air-Alitalia ndizet konkurrenca

Me revokimin e lincensës për kompaninë “Albanian Airlines”, ndryshon edhe terreni i lojës në tregun e fluturimeve ajrore, ku tashmë pritet të zhvillohet një betejë e fortë mes shoqërive për zotërimin e linjave.
Në mënyrë krejt të papritur, autoritetet më të larta të aviacionit civil europian ndërmorën një masë ekstreme ndaj shoqërisë së fluturimeve në fjalë, duke i revokuar licencën, për shkak të mungesës së garancisë financiare.
Sikurse kishte njoftuar më herët gazeta “Shqip”, në takimin e shumëpritur me shefat e Komitetit të Sigurimit Ajror, u morrën disa masa të forta edhe ndaj kompanisë tjetër të madhe, “Belle Air”.
Nëse kësaj të fundit i është pezulluar e drejta e fluturimit të një avioni, nga pesë që disponon gjithsej, ndëshkimi më i rëndë ka ardhur ndaj kompanisë së drejtuar prej Ali Evsen (Albania A.), aktualisht me arrest shtëpie (dha garanci 18 milionë euro) në Spanjë, me akuzën e pastrimit të parave.
Pikërisht këtu nis edhe zanafilla e dyshimeve të autoriteteve të BE-së, pasi garancia e vendosur nga bosi turk prej 3 milionë eurosh, kusht ky për masat e nevojshme të fluturimeve ajrore, nuk e ka bindur Komitetin e Sigurimit Ajror, e cila vendosi dje paradite, rreth orës 10.00 revokimin e licencës deri në plotësimin e kushteve për tre avionët e shoqërisë, të cilat mbajnë flamurin shqiptar.
Pra, ndëshkimi ka ardhur për katër avionë, ku një i takon “Belle Air” për mungesë të kushteve teknike dhe tre avionë të “Albanian”-it për mungesë garancie të nevojshme.
Lajmin për heqjen e të drejtës së fluturimit për të dyja shoqëritë e dha dje i pari në seancën plenare të Parlamentit, ministri i Transporteve, Sokol Olldashi.
Gazeta mëson se në mbledhjen e Brukselit ishte i pranishëm vetë Ministri, i shoqëruar edhe nga drejtori i autoritetit të Aviacionit Civil, Ervin Mazniku dhe nga përfaqësuesit e dy shoqërive.
Gjatë dhënies së vendimit, i pranishëm ishte vetëm Mazniku dhe dy shoqëritë, kurse Olldashi kishte mbërritur më herët në Tiranë për të dhënë lajmin, i cili për autoritetet shqiptare konsiderohet surprizë.
Çfarë ndodh me pezullimin e “Albanian”-it?
Kompania e bosit turk, Ali Evsen, ka të drejtë të qëndrojë pezull deri në rikuperimin e dokumentacionit me kushtet financiare dhe teknike, të cilat zgjasin deri në 5 muaj ose t’i vërë në punë linjat e saj, duke ia ofruar ndonjë shoqërie tjetër, kundrejt përfitimeve.
Ekspertët e fushës gjykojnë se kompania “Albanian Airlines”, e cila drejtohet nga “Evsen Group”, me seli në Azerbajxhan, ka shumë mundësi që avionët e saj dhe linjat t’i japë në përdorim për një tjetër kompani, e cila ofron më tepër para.
Gjasat janë që gara të zhvillohet mes “Belle Air” dhe kompanisë italiane (që kontrollohet kryesisht nga francezët), “Alitalia”-s. Duke qenë se tashmë “Belle Air” është e vetmja kompani e mbetur shqiptare dhe nga rreziku i ndonjë sanksioni për monopol, shanset që ‘garën’ për kontrollin e linjave të “Albanian”-it ta fitojë “Alitalia”, e cila zotëron fluturimet drejt Italisë.
Tregu i linjave me shtetin fqinj po zhvillohet në kushtet e një presioni të madh, pasi vetë “Albanian”-i kryente 6 fluturime në ditë, me një volum pasagjerësh prej 1 mijë vetash dhe ku norma e fitimit nuk ishte më e ulët se 50 mijë euro në ditë.
Është pak të dyshosh që italianët dhe francezët, me mbështetjen e spanjollëve (prokuroria e këtij shteti mban peng financat e Ali Evsen), të kenë luajtur një rol kyç me anë të lobimeve për pezullimin e licencës dhe kontrollin e linjave me vlerë disa milionë euro fitime neto.
Dyshimet shtohen kur dihet se kompania e Evsen, e cila zotëronte gati 18 për qind të tregut, ishte përgatitur të shtonte edhe dy linja të reja me Italinë (Firence dhe Romë) për në muajin dhjetor dhe ku çmimet e biletave ishin shumë e më tepër konkurruese se e kompanive të tjera.
Zyrtarët shqiptarë të aviacionit civil janë shprehur të habitur me vendimin e Brukselit, ndërsa sqarojnë se vendi ynë nuk ndikohet aspak nga ky pezullim. Autoriteti shqiptar i Aviacionit Civil monitoron tregun, e mbikëqyr atë, dhe raporton në BE, kur lind nevoja për situata të ndryshme. “Ky është problem i kompanive, dhe sa u takon biletave të prera më herët, është vetë shoqëria që bën kompensimin, duke ua kaluar si shërbim linjave të tjera”, shprehet autoriteti.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Durrës, tatimet godasin bizneset pa kasa
Tatimorët bllokojnë aktivitetet dhe paralajmërojnë konfiskime dhe kallëzime penale për shkelësit e ligjit, pas një aksioni të një shkalle të gjerë në Durrës, bëri të ditur gjatë të premtes gazeta “Shqip”.
Energjitikë, prishen 12 koncensione
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës njoftoi dje se do të kërkojë zgjidhjen e njëanshme të dymbëdhjetë kontratave koncesionare që janë dhënë në vitet 2008-2009 për ndërtimin e hidrocentraleve private, duke premtuar miliona euro investim, por që rezultuan një dështim i plotë. Pensionet, “sulmi” mbi financat
Në vitin 2002 qeveria shqiptare miratoi një ligj që rriste moshën e daljes në pension me 5 vjet, si për burrat ashtu edhe për gratë. Kriza, Obama: Italia s’është si Greqia
“Italia nuk është si Greqia. Është një vend i madh dhe i pasur. Athina ka një problem që ka të bëjë me aftësinë e pagimit, ndërsa Roma ka më tepër një problem likuiditeti”. KESH në vështirësi financiare
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, kompania nën pronësi. shtetërore që kryen furnizimin me energji elektrike të vendit, është aktualisht në vështirësi financiare dhe ka kërkuar trefishim të çmimit me të cilën e shet energjinë, një rritje kjo që duket se është e vetmja zgjidhje.
Lajmet kryesore
Siguria në transportin ajror
Raport në Bruksel para publikimit të listës së zezë
Energjitikë, prishen 12 koncensione
Debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës
“Top Story”, krimet e luftës në Kosovë