Energjitike prishen 12 koncensione

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës njoftoi dje se do të kërkojë zgjidhjen e njëanshme të dymbëdhjetë kontratave koncesionare që janë dhënë në vitet 2008-2009 për ndërtimin e hidrocentraleve private, duke premtuar miliona euro investim, por që rezultuan një dështim i plotë.
Sipas lajmit të publikuar në numrin e së premtes së gazetës “Shqip”, Ministria nuk është në gjendje të anulojë menjëherë kontratat, por duhet t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar shfuqizimin e tyre si palë kontraktore.
Dymbëdhjetë shoqëritë patën premtuar investimin e 56 milionë eurove për ndërtimin e hidrocentraleve me kapacitet të përgjithshëm prej 74 MË, por që tre vjet pas koncesionit, nuk kanë respektuar afatet dhe sipas METE-s, nuk kanë vendosur garanci monetare në masën 10 për qind të investimit të premtuar, siç parashikohet në kontratë.
Merr kështu një drejtim të ri historia e koncesioneve në energjetikë, koncesione që u dhanë me shumicë nga qeveria për kompani të vogla e të panjohura, duke u reklamuar si një reformë madhore, por që rezultoi një rrugë me arka bosh.
Kontratat koncesionare u dhanë nga qeveria përmes proceseve tenderuese shumë të dyshimta, ku kompanitë private premtonin se do të ndërtonin hidrocentrale të vegjël, ndërsa qeveria premtonte se do të blinte me çmim të lartë të gjithë energjinë e prodhuar. Në total, rreth 400 hidrocentrale supozohej të ndërtoheshin me këtë skemë. Por shumë shpejt pas dhënies së koncesioneve rezultoi se koncesionmarrësit qenë kompani krejtësisht të panjohura dhe qeveria nuk pyeti asnjërin prej tyre nëse dispononte ekspertizë apo nëse dispononte burime financiare të nevojshme për ndërtimin e hidrocentraleve.
Për më tepër, shumë prej koncesionmarrësve rezultuan thjesht spekulantë, njerëz që morën një koncesion me shpresë se do t’ia shisnin një investitori serioz më shtrenjtë.
Kryeministri Berisha pranoi pak javë më parë se skema e tij e koncesioneve në energjetikë nuk po ecte dhe urdhëroi heqjen e koncesioneve për kompanitë që nuk kishin filluar punimet. Dje, ministria anuloi 12 kontrata për ndërtimin e 33 hidrocentraleve të vegjël, e barabartë kjo me rreth 10 për qind të totalit të kontratave të nënshkruara.
Pavarësisht se Ministria e mori vendimin e saj, kompanitë koncesionare do të vijojnë të mbajnë koncesionet e tyre për sa kohë gjykatat nuk kanë dhënë fjalën e fundit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia “Belle Air”-“Alitalia”, ndizet konkurrenca
Me revokimin e lincensës për kompaninë “Albanian Airlines”, ndryshon edhe terreni i lojës në tregun e fluturimeve ajrore, ku tashmë pritet të zhvillohet një betejë e fortë mes shoqërive për zotërimin e linjave.
Durrës, tatimet godasin bizneset pa kasa
Tatimorët bllokojnë aktivitetet dhe paralajmërojnë konfiskime dhe kallëzime penale për shkelësit e ligjit, pas një aksioni të një shkalle të gjerë në Durrës, bëri të ditur gjatë të premtes gazeta “Shqip”.
Pensionet, “sulmi” mbi financat
Në vitin 2002 qeveria shqiptare miratoi një ligj që rriste moshën e daljes në pension me 5 vjet, si për burrat ashtu edhe për gratë. Kriza, Obama: Italia s’është si Greqia
“Italia nuk është si Greqia. Është një vend i madh dhe i pasur. Athina ka një problem që ka të bëjë me aftësinë e pagimit, ndërsa Roma ka më tepër një problem likuiditeti”. KESH në vështirësi financiare
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, kompania nën pronësi. shtetërore që kryen furnizimin me energji elektrike të vendit, është aktualisht në vështirësi financiare dhe ka kërkuar trefishim të çmimit me të cilën e shet energjinë, një rritje kjo që duket se është e vetmja zgjidhje.
Lajmet kryesore
Siguria në transportin ajror
Raport në Bruksel para publikimit të listës së zezë
“Belle Air”-“Alitalia”, ndizet konkurrenca
Debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës
“Top Story”, krimet e luftës në Kosovë