Bello: Kryeministri i premtimeve te pa mbajtura
Deputeti socialist, Marko Bello, akuzoi dje qeverine "Berisha" per mos mbajtjen e premtimeve. "PD dhe kasnecet e saj e kaluan ne heshtje 3-vjetorin e ardhjes se tyre ne pushtet, pasi tashme edhe ata jane ndergjegjesuar se keto kane qene 3 vite te premtimeve te pa mbajtura, 3 vite demagogjie dhe mashtrimi, 3 vite varferie dhe zhgenjimi per pjesen derrmuese te shqiptareve dhe me ne fund, ato shenojne fillimin e fundit te pushtetit te Sali Berishes", u shpreh Bello gjate nje konference per shtyp.