"Ligji per titujt e pronesise, pengese per investitoret"
PSD e cilesoi ligji mbi rishikimin e titujve te pronesise, i aprovuar ne Kuvend diten e hene, si antikushtetues. Deputetja e PSD-se, Diana Culi, gjate nje deklarate per shtyp akuzoi se "Qeveria dhe Kryeministri i saj e hartuan ligjin mbi rishikimim e titujve te pronesise per te shpronesuar fshataret, per te clegalizuar cka eshte legale, ata qe kane legalizuar abuziven". Sipas saj, titujt e pronesise hiqen vetem me vendim gjykate, rastet e pavlefshmerise se tyre jane te shprehura ne menyre taksative ne ligj, pavlefshmerine e deklaron vetem gjykata me afatet perkatese qe cakton ligji dhe pas kalimit te ketyre afateve as Gjykata nuk ka me te drejte te veproje. Po ne kete linje, Culi vuri ne dukje se "nese ky pseudoligj do te filloje te zbatohet ai do te shkaktoje vetem nje kaos, te papare kurre deri me sot, do te bllokoje zhvillimin e zonave te bregdetit dhe te zonave rurale ne pergjithesi, ku njerezit te tmerruar do mbeten dyerve te prefekturave dhe gjykatave, per te vertetuar qe tapia qe po ky shtet qe ua ka dhene prej vitesh po ua merr perseri". Madje, deputetja e PSD-se, shkoi me tej duke akuzuar se "ky ligj propozohet per te rrembyer toka, per ta rikthyer vendin ne '92-shin, per ta shtuar ne skaj varferine dhe per te nderprere zhvillimin. Askush nuk do te guxoje me te shese a te bleje toka, as shqiptar as i huaj, toka nuk kthehet dot ne mall qe te ndihmoje zhvillimin e zonave rurale".